Iu arratis nga duart policëve italianë pas shkëmbimit të zjarrit dhe vrasjes së bashkëkombësit të tij, ky është 37-vjeçari shqiptar, ende në kërkim

28/11/2026 13:44

Policia italiane vijon kërkimet për 37-vjeçarin shqiptar Ervis Murra, i cili arriti të largohej pas një shkëmbimi zjarri me efektivët në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias.

Ngjarja ndodhi të premten, më 27 nëntor, gjatë një operacioni policor në një banesë të izoluar, ku ndodheshin tre persona. Përplasja përfundoi me vdekjen e një shqiptari, arrestimin e një personi tjetër dhe arratisjen e Murrës.

Sipas raportimeve të mediave italiane, mes tyre edhe “Ottopagine”, 37-vjeçari u largua nga banesa i veshur vetëm me të brendshme dhe u zhduk në zonat rurale të Venetos.

Në kërkim të tij janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë i armatosur.

Top Channel