Insajderi
Lajme

Eskalimi i protestës në Tiranë, një i lënduar, policia nis shoqërimet

Insajderi
28 November 2026 - 13:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Eskalimi i protestës në Tiranë, një i lënduar, policia nis shoqërimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Tiranë të Shqipërisë, protestuesit dhe policia janë përplasur gjatë një proteste, ku protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.

Tensionet u zhvendosën para Kryeministrisë, ku protestuesit marshuan dhe u stacionuan. Në këto momente, ata kanë nisur të hedhin gurë dhe “breshëri” bombash molotov në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Një protestues nuk është ndjerë mirë, dhe është transportuar në spital me ambulancë, raporton Top Channel.

Pamjet tregojnë një shesh të mbushur me tym, ujë dhe shpërthime molotovi.

Ndërkaq, “Shqiptarja” raporton se Policia ka nisur me shoqërimet e para.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark