Pas mosmarrëveshjes për një borxh ia drejtori armën, Policia arreston të dyshuarin në Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të kanosjes në Pejë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, i dyshuari mashkull kosovar, i kishte drejtuar armën dhe kishte tentuar që të gjuajë në drejtim të tij, por arma nuk kishte shkrepur.
“Fsh. Dubovë e Madhe, Pejë 27.11.2026-11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, i dyshuari mashkull kosovar, i kishte drejtuar armën dhe kishte tentuar që të gjuajë në drejtim të tij, por arma nuk kishte shkrepur. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe 17 fishekë”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/



































