Bilanci i protestës, 8 të lënduar tek spitali i Traumës dhe 3 të trajtuar në vendngjarje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Sipas njoftimit të ministrisë, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur tetë persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëra prej të cilave shtetase e huaj, si dhe pesë protestues.
Të gjithë personat paraqiten të ndërgjegjshëm dhe në gjendje shëndetësore të qëndrueshme, ndërsa po marrin trajtim mjekësor në urgjencë.
Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e mirë.
Ministria bën të ditur se deri në orën 14:00, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ishte paraqitur asnjë person i lënduar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



