Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj i ka uruar të gjithë shqiptarëve gëzuar ‘Festën e Pavarësisë’ nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ aty ku sot qindra e mijëra qytetarë janë mbledhur në protestë.

Në video-mesazhin e tij Shehaj thotë se shesh i protestës “është vendi më i bukur për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë”.

Shqiptarët thekson kreu i Mundësia po festojnë dhe po protestojnë për një të ardhme më të mirë, pa korrupsion.

“Ky është sheshi i pavarësisë së re, i pavarësisë nga korrupsioni, i pavarësisë së shqiptarëve për një të ardhme më të mirë, këtu në Shqipëri!”, thekson Shehaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb