
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga protesta, duke denoncuar atë që ai e cilëson si një akt dhune ndaj një protestueseje. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Berisha pretendon se protestuesja është qëlluar në fytyrë, ndërsa përdor tone të ashpra për të dënuar ngjarjen. “Snajper kriminel, qëllojnë protestuesen në fytyrë”, shkruan Berisha krahas pamjeve të publikuara. Denoncimi vjen në ditën e zhvillimit të protestës kombëtare kundër qeverisë në Tiranë, e cila përkon edhe me 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.