Policia hedh gaz lotsjellës me dron, gazetari: Lëshon bombulat deri në brendësi të turmës së protestuesve
28 Nëntor 2026 |
14:58
Një tjetër mënyrë për përdorimin e gazit lotsjellës është vërejtur gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.
Policia po përdor një dron për të hedhur bombula gazi lotsjellës në drejtim të protestuesve. Sipas raportimit të gazetarit Eni Ferhati në terren, droni lëshon bombulat deri në brendësi të turmës, duke bërë që gazi të përhapet mes protestuesve.
Pamjet tregojnë përdorimin e dronit gjatë përplasjeve, ndërsa protesta vijon në një situatë të tensionuar.
Lajme të Sugjeruara
Tensionet në protestë, polici gjuan drejt protestuesve me plumba gome (VIDEO)
Protesta kombëtare në kryeqytet po vijon që prej orë 10:00 teksa tensionet nisën rreth mesditës. Tensionet janë përshkallëzuar herë pas here teksa protestuesit kanë hedhur...
Hedhja e molotovëve nga protestuesit, efektivi i policisë përfshihet nga flakët! Ndërhyjnë kolegët e tij (VIDEO)
Situata në protestën kombëtare vijon të jetë përshkallëzuar, teksa raportohet edhe për shoqërime të personave nga policia. Gjatë tensioneve dhe përplasjeve, një efektiv është përfshirë...
Pamje të reja nga protesta, shoqërohet një person i gjakosur! Tubimi vijon
Pamje të tjera nga protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë tregojnë shoqërimin e një personi nga forcat e policisë, i cili duket i gjakosur....
- 14:50 Tensionet në protestë, polici gjuan drejt protestuesve me plumba gome (VIDEO)
- 14:31 Hedhja e molotovëve nga protestuesit, efektivi i policisë përfshihet nga flakët! Ndërhyjnë kolegët e tij (VIDEO)
- 14:25 Pamje të reja nga protesta, shoqërohet një person i gjakosur! Tubimi vijon
- 14:22 Ditëlindja e Adem Jasharit, Rama: Kujtojmë me respekt Komandantin Legjendar të UÇK-së
- 14:20 Pas përplasjeve në bulevard, protestuesit zhvendosen drejt selisë së PS-së! Molotovë në drejtim të policisë
- 14:06 Protesta e 28 Nëntorit, Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar policë, protestues dhe gazetarë, mes tyre edhe një e huaj