E shtunë, 28 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
8 të plagosur në protestën në Tiranë, policia hedh gaz lotsjellës me dron
Lajme

8 të plagosur në protestën në Tiranë, policia hedh gaz lotsjellës me dron

🇬🇧 Read in English

Protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë vijon mes tensioneve të forta dhe përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa situata në kryeqytet është përshkallëzuar ndjeshëm.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, duke detyruar protestuesit të tërhiqen nga zona. Përveç autobotëve me ujë me presion, këtë herë forcat e rendit kanë përdorur edhe një dron për hedhjen e gazit lotsjellës nga ajri.

Re të dendura tymi kanë mbuluar bulevardin, ndërsa ndërhyrja e policisë ka vijuar mes kaosit dhe përplasjeve me protestuesit.

Protesta, e cila përkon me 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe shënon ditën e saj të 182-të, është shoqëruar me hedhje molotovësh, gurësh dhe fishekzjarrësh nga protestuesit, si dhe me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia.

Bilanci paraprak i Ministrisë së Shëndetësisë flet për tetë persona të paraqitur në Spitalin e Traumës, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias dhe pesë protestues. Tre protestues të tjerë kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.