Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar situatën e krijuar gjatë protestës në Bulevardin e Tiranës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, me hedhje molotovësh dhe sendesh të forta.
Reagimi i Ballës është publikuar në rrjetet sociale, ku ai ka drejtuar kritika ndaj mbështetësve të Sali Berishës, duke i lidhur ata me aktet e dhunës të regjistruara gjatë tubimit. Sipas tij, sulmet ndaj institucioneve në një ditë të shënuar si Dita e Pavarësisë përbëjnë një akt të dënueshëm.
Në reagimin e tij, Balla përdor tone të ashpra ndaj personave që, sipas tij, qëndrojnë pas episodeve të dhunshme.
“Ja dhe seksioni i dhunës së Saliut, përzierë me ndonjë gone e llapaqorrë, hyzmeqarë të turpshëm të duarve të huaja që sulmojnë Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë. TURP!”, shkruan Balla.


