VIDEO/ Jo vetëm nga toka, policia hedh gaz lotsjellës edhe me dron mbi protestuesit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish për episodet e dhunës gjatë protestës së 28 Nëntorit, duke e cilësuar si tentativë për vrasje rastin e efektivit të policisë që mori flakë nga bombat molotov.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ngritur pikëpyetje edhe për mënyrën se si drejtësia do të trajtojë aktet e dhunës gjatë protestës.
“Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft! Apo prapë të hënën do dalë dikush në Gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë?”, shkruan Balla.
Top Channel