Policia ka përdorur edhe dronët për hedhjen e gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve, gjatë tubimit në kryeqytet.

Përveç ndërhyrjes nga toka, ku efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë me presion, këtë herë është përdorur edhe teknologjia ajrore për të shpërndarë lëndën irrituese mbi turmën.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehet momenti kur droni lëshon gazin mbi tubuesit në shesh.

 

Top Channel