Shanset për largimin e Benjamin Netanyahut nga pushteti në Izrael po shtohen. Ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, ka siguruar mbështetjen e një tjetër partie politike në përpjekjen për të formuar qeverinë e re. Partia e Demokratëve, e drejtuar nga Yair Golan, ka rënë dakord për t'u bashkuar me koalicionin e udhëhequr nga partia Yashar e Eisenkot. Ajo bëhet kështu forca e dytë politike që mbështet nismën, pas partisë së djathtë Israel Beiteinu, të drejtuar nga e Lieberman. Eisenkot, Lieberman dhe Golan kanë së bashku 36 deputetë, ndërsa për të siguruar shumicën në parlament nevojiten të paktën 61 vota.