E shtunë, 28 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Po ndihmonte një qytetar, policia sulmon me spraj Flor Binajn
Lajme

Po ndihmonte një qytetar, policia sulmon me spraj Flor Binajn

🇬🇧 Read in English

Një incident i tensionuar është regjistruar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, ku efektivët e policisë kanë përdorur spraj me piper ndaj aktorit Florjan Binaj, në momentin kur ai po i vinte në ndihmë një qytetari në trotuar.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur Binaj përballet me sprajin e përdorur nga efektivët, ndërsa në atë çast nuk duket të jetë i përfshirë në ndonjë përplasje me forcat e rendit.

Pas incidentit, një qytetar afrohet për ta ndihmuar, duke i dhënë ujë me një shishe për t’i lehtësuar shqetësimin e shkaktuar nga spraji.

Ngjarja vjen në një moment kur protesta kombëtare e 28 Nëntorit është përshkallëzuar në disa zona të kryeqytetit, me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Forcat e rendit kanë përdorur vazhdimisht gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për shpërndarjen e turmës, ndërsa tensionet vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.