VIDEO/ E vetme përballë kordonit të policisë, gruaja përleshet me efektivët, rrëzohet dhe tërhiqet zvarrë

28/11/2026 16:06

Një grua është rrëzuar në mes të rrugës gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë.

Gruaja, e cila mban një çadër shiu në dorë, përplaset me një efektiv policie dhe e godet atë. Ky i fundit e shtyn, ndërsa gruaja humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në tokë.

Teksa forcat e policisë avancojnë duke përdorur automjetin ujëhedhës për shpërndarjen e protestuesve, gruaja përpiqet t’i shpëtojë rrymës së ujit. Në ndihmë të saj vijnë protestues të tjerë, të cilët e ndihmojnë të ngrihet dhe të largohet nga zona e përplasjeve.

Top Channel