Një taktikë e re është përdorur nga protestuesit gjatë përballjes me forcat e policisë në kryeqytet. Disa prej tyre kanë improvizuar mburoja prej hekuri, mbi të cilat kanë vendosur flamurin kuq e zi, duke i mbajtur përpara trupit në momentet e konfrontimit me efektivët.