Abissnet Superiore: Teuta me fitore të madhe në kryeqytet dhe vë në presion Egnatian

28 Nëntor 2026
15:48
Telesport
back button

Teuta ka marrë fitoren e dytë rresht, duke dhënë sinjale që mund të ketë dalë nga kriza. Durrsakët kanë fituar 2-3 në kryeqytet në transfertën ndaj Vorës, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të në Abissnet Superiore.

Vora kaloi në avantazh që në minutën e 3-të, ku pas një krosimi të Henri Zuna nga goditja e dënimit, ishte Dimitar Trajkov që shënoi me kokë. Miqtë barazuan shifrat në minutën e 37-të, ku Artan Jazxhi goditi fillimisht traversën me kokë, më pas ishte Pedro që shtyu topin në rrjetë, pas asistit me kokë të Florian Përgjonit. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në minutën e 56-të, Sherif Kallaku kaloi në avantazh “Djemtë e Detit”. Muço Boçi shënoi golin e tretë për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova.

Në minutat e fundit, Vora rihapi takimin duke gjetur golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë me Pedro Clemente, pas faullit të Vasilios Zogos, i cili mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës. Rezultati final, 2-3 për Teutën.

SHIKOGOLIN1

SHIKOGOLIN2

SHIKOGOLIN3

SHIKOGOLIN4

SHIKOGOLIN5

Lajme të tjera

Lajmet e fundit