Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës, që po mbahet këtë 28-nëntor, në kryeqytet.
Siç shihet në videon e publikuar në fb nga Iris Bajo, një protestues, ende i paidentifikuar, qëndron i shtrirë përtokë pas ndërhyrjes së efektivëve të policisë.
Në pamjet që po qarkullojnë, qytetari duket pa ndjenja dhe nuk reagon fare, ndërsa nuk shihet asnjë ndihmë e ofruar nga ana e policisë.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit, apo nëse qytetari ka humbur jetën apo jo, por siç duket dhe nga pamjet, situata paraqitet e rëndë.













