Bellai pas disfatës ndaj Teutës: Shërim të shpejtë Frrokut, do të mungojë gjatë! Ja çfarë e zhgënjeu

Vora u mposht 2-3 nga Teuta në përballjen e javës së 13-të të Superiores. Në përfundim të sfidës, trajneri Arjan Bellai analizoi ndeshjen dhe foli edhe për dëmtimin e Frrokut.

“Së pari, dua t’i uroj të shkuara Frrokut. Do të mungojë për 6 muaj, por këto janë pjesë e futbollit dhe jeta vazhdon. Sa i përket paraqitjes sonë, bëmë disa gabime dhe ka elementë që duhet t’i analizoj më me kujdes. Në disa ndeshje kemi e tepruar. Gjithsesi, pjesa e parë ishte e mirë.

Të lidhura

None found

Teuta është një skuadër me shumë eksperiencë dhe i përgëzoj lojtarët e mi për atë që dhanë. Nuk më pëlqyen minutat e fundit, sidomos fakti që, edhe pse Teuta mbeti me 10 lojtarë, ne nuk patëm eksperiencën e nevojshme për të krijuar situata që mund të na çonin te barazimi.

Sa i përket mënyrës së lojës pas golit, i kishim përcaktuar detyrat duke u bazuar te ndeshjet e Teutës. Sa herë fitonim topin, duhej të dilnim në aksion, por na mungoi qetësia. Në pjesën e parë rezultati ishte 1-1 dhe ai ishte një rezultat që duhej ta ruanim. Më pas u detyruam të sulmonim për të barazuar, ndërsa pas golit të tretë rrezikuam gjithçka. Nuk arritëm ta zhvillonim lojën nga krahët.

Lidhur me aktivizimet dhe ndryshimin e sistemit, e diskutova këtë me stafin gjatë pushimit. Nuk mund të ndryshosh menjëherë skemën, pasi ajo funksionon. Kur zëvendësuam Trajkovin, gjithçka ndryshoi. Edhe Hasa, edhe Ruçi kanë pak minuta në këmbë, ndaj dua t’i përgëzoj për shpirtin e treguar dhe për atë që dhanë në fushë”, u shpreh Bellai.


Shtuar më 28.11.2026 15:59

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobet