
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve pikërisht në Ditën e Flamurit. Bardhi e cilëson të turpshme dhe të papranueshme dhunën ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtat e tyre, në një ditë që simbolizon lirinë, pavarësinë, krenarinë dhe bashkimin e shqiptarëve. “Vetëm një njeri me mendësi terroriste si Edi Rama mund të urdhërojë përdorimin e dhunës dhe gjakosjen e qytetarëve pikërisht në Ditën e Flamurit”, shprehet Bardhi.
Postimi i plotë
Vetëm një njeri me mendësi terroriste si Edi Rama mund të urdhërojë përdorimin e dhunës dhe gjakosjen e qytetarëve pikërisht në Ditën e Flamurit, në një ditë që simbolizon lirinë, pavarësinë, krenarinë dhe bashkimin e shqiptarëve.
Është e turpshme dhe e papranueshme që në një ditë kaq të shenjtë për kombin, qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre të përballen me dhunë. Askush nuk ka të drejtë ta kthejë pushtetin në instrument frikësimi dhe represioni ndaj popullit.
Flamuri ynë simbolizon lirinë dhe dinjitetin, jo dhunën dhe shtypjen. Asnjë pushtet nuk është mbi qytetarët dhe askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi vetëm pse ngre zërin dhe kërkon të drejtat e veta.
Dita e Flamurit duhet të jetë ditë krenarie dhe bashkimi, jo ditë gjaku dhe dhune.