Dëbora e parë ka zbardhur zonat malore të qarkut të Elbasanit, duke sjellë pamje dimërore në disa prej destinacioneve më të bukura natyrore të vendit.
Reshjet kanë mbuluar me dëborë Parkun Kombëtar të Shebenikut, ndërsa temperaturat e ulëta kanë sjellë atmosferën e parë të dimrit në këtë zonë.
Edhe fshati turistik i Fushë Studës po merr pamjen dimërore dhe po bëhet gati të mirëpresë vizitorët që zgjedhin destinacionet malore për të shijuar peizazhet e bardha.


