
Një grup protestuesish është rikthyer në sheshin ”Skënderbej”, duke rinisur sulmet me molotovë. Situata në shesh është tensionuar sërish pas rikthimit të protestuesve dhe përshkallëzimit të veprimeve të tyre. Kujtojmë se protesta ka nisur që prej mëngjesit të kësaj të shtune. Gjatë tubimit nuk kanë munguar as përplasjet, hedhje molotovësh dhe përdorim të lazerëve në drejtim të efektivëve të Policisë.