Edon Zhegrova në radarët e Newcastle, kosovari mund të përfshihet në marrëveshjen për Nick Woltemaden

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e pasigurt, pasi anësori kosovar mund të largohet nga klubi italian gjatë afatit kalimtar të janarit.

Newcastle United është skuadra e fundit që ka shfaqur interes për reprezentuesin e Kosovës, sipas Transferfeed. Klubi anglez po shqyrton mundësinë që Zhegrova të përfshihet në negociatat me Juventusin për transferimin e përhershëm të Nick Woltemades.

Të lidhura

None found

Juventusi synon ta mbajë në skuadër sulmuesin gjerman edhe pas përfundimit të huazimit nga Newcastle, ndërsa klubi anglez mund ta përdorë Zhegrovën si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme mes dy palëve.

Skuadra nga Premier League po e ndjek me vëmendje situatën e 27-vjeçarit, por në garë për shërbimet e tij nuk është vetëm Newcastle.

Monaco dhe Al-Ittihad gjithashtu janë përmendur si alternativa të mundshme për Zhegrovën, i cili pritet të jetë një nga futbollistët që mund të jenë në qendër të vëmendjes gjatë merkatos së janarit.

Pavarësisht interesimit, deri tani klubet nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.

Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit janë të hapur për largimin e futbollistit kosovar, në rast se mbërrin një ofertë që përmbush pritshmëritë e tyre financiare.

Gjatë këtij edicioni, Zhegrova ka luajtur në dhjetë takime me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobet