Vendi
Tensione në rrugët e kryeqytetit! Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave, Policia nis shoqërimet

Tensionet nga protesta e kësaj të shtune janë zhvilluar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
Në zonën e 9-Katësheve, pranë qendrës së Tiranës, Policia ka nisur sërish aksionin për shoqërimin e protestuesit. Ende nuk dihet numri i të shoqëruarve.
Ndërkohë protestuesit, të ndarë në grupe në zona të ndryshme kanë djegur edhe koshat e mbeturinave në formë revolte.
Kujtojmë se gjatë gjithë tubimit nuk kanë munguar as përplasjet, hedhje molotovësh dhe përdorim të lazerëve në drejtim të efektivëve të Policisë.Si pasojë e përplasjeve, 6 efektivë policie, 9 protestues dhe 4 përfaqësues të medias u lënduan dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Reklamë
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




