Ministrsja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se nuk e sheh logjikën që të protestohet ndaj një mase që u ofrohet studentëve më shumë sesa kanë aktualisht, pasi u pyet për një protestë studentore në lidhje me shujtën studentore.

Janevska tha se e drejta e protestës është e garantuar, por se nuk sheh baza për pakënaqësi në rastin e ndryshimeve të propozuara.


“E drejta e protestës është e garantuar, por unë vërtet nuk e kuptoj kundër çfarë do të protestonin. Shteti u ofron atyre më shumë sesa kanë, ndërsa ata duan të protestojnë kundër kësaj. Nuk e shoh logjikën”, theksoi Janevska.

Ajo informoi se është formuar një grup pune për të punuar në zgjidhjet që lidhen me shujtën studentore dhe se procesi po zhvillohet intensivisht.

“Grupi i punës është formuar, projekti po zhvillohet shumë shpejt. Ne jemi të interesuar ta zhvillojmë projektin shpejt. Jam në komunikim me asambletë përkatëse studentore dhe mendoj se nuk kemi asnjë problem dhe se do të gjejmë një zgjidhje shumë shpejt”, theksoi ministrja.

Janevska shtoi se Ministria po investon vazhdimisht në përmirësimin e standardeve studentore përmes investimeve në konvikte studentore, aktiviteteve kërkimore shkencore dhe masave të tjera që synojnë të rinjtë.