Situata e tensionuar gjatë protestës së 28 Nëntorit është përshkallëzuar edhe pranë godinës së Bashkisë së Tiranës.
Një grup të rinjsh kanë sulmuar godinën, duke goditur dhe thyer xhamat e saj.
Incidenti vjen në vijim të episodeve të dhunshme të regjistruara gjatë tubimit, ku protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.












