Vllaznia e Laçi e mbyllin në “paqe”

Vllaznia dhe Laçi nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 në “Loro Boriçi”, në javën e 13-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në “Loro Boriçi”, si shkodranët ashtu dhe kurbinasit krijuan volum loje, goditën dy herë shtyllat, pa harruar dhe nivelin e lartë të treguar nga dy porierët, Jukaj e Biba, që nuk lejuan pësimin e golit.
Me këtë barazim Vllaznia ngjitet në kuotën e 16 pikëve, ndërkohë që Laçi është i pozicionuar në vend të fundit me 12 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




