Abissnet Superiore: Në “Loro Boriçi” ka vetëm shtylla e traversë, por mungon goli. “Paqe” mes Vllaznisë dhe Laçit

28 Nëntor 2026
18:06
Telesport
back button

Vllaznia dhe Laçi janë ndarë në një barazim pa gola në sfidën e vlefshme për javën e 13-të në Abissnet Superiore, e luajtur në “Loro Boriçi”.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 32-të, ku pas një krosimi të Erdenis Gurishtës nga goditja e këndit, ishte Fatbardh Latifi që goditi me kokë, por topi u përplas në shtyllë.

Në minutën e 37-të, Arlind Kurti provon të shënojë një gol spektakolar nga distanca, por traversa shpëton Vllazninë këtë herë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

E njëjta panoramë edhe në pjesën e dytë, ku dy skuadrat godasin shtyllën dhe traversën, por nuk gjejnë dot golin. Në minutën e 73-të, Arlis Ara provon të shënoj një gol fantastik, por goditja e tij edivojet nga portieri i kurbinasve, Ortelio Biba dhe më pas përplaset në shtyllë.

Në minutën e 83-të, goditja e Hajrulla Tola nga distanca përplaset në traversë. Rezultati final, 0-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit