Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë përditësimin e të dhënave për personat e lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas informacionit paraprak të mbledhur nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në QSUT janë paraqitur gjithsej 34 persona.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar, prej të cilëve 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias, mes tyre edhe një shtetase e huaj, si dhe 3 kalimtarë.

Dy efektivë policie janë transferuar në QSUT. Ndërkohë, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut. Aktualisht, në Traumë po marrin trajtim 26 pacientë, të gjithë në gjendje shëndetësore stabël.

Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 persona: 3 efektivë policie, një protestues dhe një punonjës sigurie. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 4 të lënduar kanë lënë spitalin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb