E shtunë, 28 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 sekonda më parë
Sociale

Protesta, Ministria e Shëndetësisë: 35 të lënduar, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

Të paktën 35 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës kombëtare këtë të shtunë, mes tyre efektivë policie, protestues, përfaqësues të medias dhe kalimtarë.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 30 persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës, ndërsa 5 të tjerë në QSUT.

Ministria bën me dije se gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet e qëndrueshme.

NJOFTIMI:

Reklamë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar:

•9 efektivë policie, (dy prej të cilëve janë transferuar në QSUT)
•12 protestues, një prej të cilëve ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•6 përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj). Një përfaqësues i medias ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•3 kalimtarë.

Aktualisht, në SUT po marrin trajtim 26 pacientë.

Të gjithë në gjendja shëndetësore stabël.

Në QSUT deri tani janë paraqitur:

•3 efektiv policie
•Një protestues
•Një punonjës sigurie

Aktualisht, 4 të lënduar kanë lënë spitalin.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.