Lajmi i fundit

LIVE/ Gaz lotsjellës, plumba gome, Rama kthen festën e Flamurit në shesh betejë dhune kundër qytetarëve

Protestuesit rikthehen në sheshin “Skënderbej”, policia i dhunon me gaz nga toka dhe nga ajri

18:25, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërhyrjet e njëpasnjëshme të policisë nuk i kanë dhënë fund protestës së 28 Nëntorit në kryeqytet.

Qytetarët janë rigrumbulluar në sheshin “Skënderbej”, pak pasi forcat e rendit i kishin shpërndarë nga zona.

Policia ka përdorur sërish sasi të konsiderueshme gazi lotsjellës, duke mbuluar pothuajse të gjithë sheshin me një re të dendur tymi.

Në orën 18:26 ka një prezencë të madhe policie në shesh ndërsa kanë pasu dhe arrestime të shumta.   

Protesta vijon dhe nuk ndalet prej tashmë 8 orësh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco