Tensionet në kryeqytet vijojnë edhe pas disa orësh nga nisja e protestës së 28 Nëntorit.
Pamje të reja vijnë nga zona pranë burgut 313 në Tiranë, ku qytetarët shihen duke vrapuar në rrugë, ndërsa efektivët e policisë i ndjekin nga pas.
Siç shihet edhe në pamje, qytetarët po ikin me vrap nga zona, ndërsa pas tyre lëvizin grupe efektivësh të policisë, të angazhuar në ndërhyrjen ndaj turmës. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe ndjekjet e protestuesve janë zhvendosur edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit, larg sheshit “Skënderbej” dhe bulevardit kryesor.
Protesta e 28 Nëntorit është shoqëruar me përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe shoqërime të shumta nga policia. Pamjet pranë burgut 313 dëshmojnë se situata nuk është qetësuar ende, ndërsa forcat e rendit vijojnë të ndjekin protestuesit në rrugët e Tiranës













