
Disa persona janë futur në një librari pranë qendrës së Tiranës për t’u strehuar, pasi janë ndier keq nga gazi lotsjellës i përdorur gjatë protestës nga Policia. Efektivët e policisë tentojnë t’i nxjerrin ata nga ambientet e librarisë, por përballen me kundërshtimin e disa personave të pranishëm, të cilët krijojnë një bllokadë për të penguar ndërhyrjen. Më pas ata u kthyen, duke mos arritur të kalojnë dot në ambientet e brendshme të biznesit.