Bundesliga/ Bayerni i Mynihut me 10 futbollistë, ndalet në fushën e Hamburgut
Joshua Kimmich pati një javë aspak të mirë.
Pasi përkufizoi të papranueshëm sjelljen e Bayernit të Mynihut ndaj Jamal Musialës me polemika të paevitueshme, mesfushori i bavarezëve u bë protagonist në aspektin negativ në ndeshjen me Hamburgun e mbyllur me barazimin 0-0
Në fakt, 31 vjeçari u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 44 pasi i tërhoqi flokët një prej kundërshtarëve, me futbollistin që e pranoi fajin e tij.
‘Bëra një gabim të madh, nuk kam justifikime. Ende nuk e kuptoj se çfarë bëra. Një gjest idiot, duhet t’i kërkoj ndjesë skuadrës-tha Kimmich që doli nga fusha e lojës thuajse i lotuar.
Top Channel