
Atmosfera festive e 28 Nëntorit ka përfshirë qytetin e Vlorës, ku qindra qytetarë janë mbledhur në Sheshin e Flamurit për të kremtuar 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në kuadër të festimeve, Bashkia e Vlorës ka organizuar një koncert festiv, duke sjellë në skenë këngëtarë të njohur nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse.
Muzika dhe këngët patriotike kanë shoqëruar festimet, duke krijuar një atmosferë të veçantë në qytetin ku 114 vite më parë u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Sheshi i Flamurit është kthyer në pikëtakimin e qytetarëve, të cilët kanë festuar së bashku një nga datat më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.
Vlora, simboli i Pavarësisë, mbetet edhe këtë 28 Nëntor në qendër të festimeve kombëtare.