Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, denoncon se është goditur me lëndë helmuese nga një efektiv policie gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme.
Në videon e publikuar prej tij në rrjetet sociale, Kapri shfaqet duke filmuar forcat e policisë me skafandra dhe kokore, të cilat po ndiqnin protestuesit dhe po i godisnin.
Të lidhura
None found
Teksa po u kërkonte llogari efektivëve për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve paqësorë, deputeti është sulmuar nga pas me gaz helmues, edhe pse polici e kishte kuptuar se përballë tij ndodhej një deputet.
Kapri shkruan se kishte parë disa të rinj duke u goditur pa mëshirë me shkopinj gome. Sipas tij, ndërsa u kërkonte policëve të ndalonin, një efektiv që e kishte identifikuar i hodhi pabesisht një sasi të madhe gazi direkt në fytyrë. Deputeti shton se nëse një veprim i tillë është kryer ndaj tij në mes të sheshit, mund të imagjinohet çfarë u është bërë të rinjve nëpër rrugica. “Do mbani përgjegjësi, një më një! Nuk na ndalni!”, përfundon ai.








