114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje

28 Nëntor 2026 | 20:12

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh për dialog dhe bashkim, duke u ndalur edhe te protesta e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Gjatë pritjes zyrtare të organizuar në Presidencë me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë, kreu i shtetit theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese, por dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të jenë zgjidhje.

Në fjalën e tij, Begaj iu drejtua veçanërisht të rinjve, duke nënvizuar se zëri i tyre duhet dëgjuar dhe se shoqëria duhet të gjejë rrugën e dialogut, pavarësisht dallimeve në mendime.

“Sot po rritet një brez që kërkon më shumë mundësi dhe përfshirje. Kemi parë të rinj dhe qytetarë që protestojnë, edhe sot, në ditën e shenjtë të flamurit dhe të bashkimit. Protesta është e drejtë kushtetuese, por dhuna, shkatërrimi dhe imponimi nuk janë zgjidhja, as alternativa. Dialogu është zgjidhja. Demokracia nuk kërkon të mendojmë të gjithë njësoj. Ajo kërkon që, edhe kur mendojmë ndryshe, të ndihemi nën të njëjtën çati. Ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Mbetemi të bashkuar në vlera, për demokracinë, për shtetin e së drejtës dhe për orientimin tonë euroatlantik”, tha Begaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar mbrëmjen e kësaj të shtune për protestën e 28 Nëntorit në Tiranë. Në një konferencë për mediat,...
20:08 | 28/11/2026

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Molotov, gurë dhe gaz lotsjellës në protestën e 28 Nëntorit

Tensionet po vijonë prej disa orësh në protestën kombëtare të 28 Nëntorit, ndërsa disa qytetarë kanë vendosur të rikthehen në drejtim të sheshit “Skëndërbej. Tensionet...
20:00 | 28/11/2026

Deputeti i “Mundësisë” denoncon sulmin nga policia: Më hodhën pabesisht gaz në fytyrë (VIDEO)

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, thotë se është sulmuar me spraj me piper gjatë protestës së ditës së sotme. Ai ka publikuar disa pamje...
19:49 | 28/11/2026