Pas dy lëshimeve Kolturi ka mbetur një sekondë e 66 të qindtat e sekondës prapa fitueses, Alice Robinson nga Zelanda e Re.

E dyta doli amerikanja Mikaela Shiffrin derisa në shkallën e tretë të podiumit fitues përfundoi një tjetër skitare amerikane, Paula Moltzan.

Edhe pas garës së sotme,Lara Colturi vazhdon të mbetet në krye të renditjes së skitareve më të mira në Botë. Ajo ka 260 pikë, 68 më shumë se gjermanja Emma Aischer e cila renditet e dyta.