George Russell fiton pole position në Çmimin e Madh të Katarit.

Piloti britanik i Mercedes e përshkoi pistën e Losailit me kohën 1 minutë 21 sekinda dhe 695 të mijtat duke ia marrë vendin e parë në startin e garës shokut të tij të skuadrës, Andrea Kimi Antonelli që u rendit në vendin e dytë me 128 të mijtat më shumë.

Në vijën e dytë të startit të garës u pozicionuan dy makinat McLaren me Lando Norris që shënoi kohën e tretë më të mirë, ndërsa Oscar Piastri u pozicionua i katërti. Pas tyre vijnë dy pilotët e Red Bull me Isack Hadjar që befasoi duke u pozicionuar në vendin e pestë përpara Max Verstappen që u detyrua të kënaqej me vendin e 6.

Ferrari dhe Racing Bulls alternonin njëra tjetrën në vijën e katërt dhe të pestë me Charles Leclerc që u rendit në vendin e 7 përpara Lindblad dhe Hamilton që ishte në vijën e pestë përkrah Liam Laëson me dy të fundit që në këtë mënyrë plotësuan dhjetëshen e parë të provave kualifikuese të Çmimit të Madh të Katarit.

Top Channel