Pak pas orës 20:00, protestuesit u larguan nga sheshi “Skënderbej”, duke mbyllur protestën e thirrur për sot.
Policia nisi rreth orës 19:30 aksionin përfundimtar për shpërndarjen e protestuesve. Dy autobotë me ujë shoqëruan këtë aksion.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar.










