Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Qafës së Koshovicës, në Fier. Zjarri është konstatuar në kohë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë ka shmangur përhapjen e flakëve drejt bizneseve të tjera dhe automjeteve të parkuara në afërsi. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.