Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në zonën e Qafës së Koshovicës, në Fier.
Zjarri është konstatuar në kohë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në bizneset e tjera përreth, si dhe te automjetet e parkuara pranë servisit.
Fatmirësisht, zjarri nuk ka përfshirë prona të tjera në zonë dhe nuk raportohet për dëme në bizneset përreth.
Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet që çuan në rënien e zjarrit mbeten ende të paqarta.


