“Kushdo që ka ushtruar dhunë do të përballet me ligjin”/ Ministri i Bendhshëm reagon pas protestës: Kjo vlen për çdo qytetar dhe punonjës policie
Protesta e zhvilluar më 28 nëntor në Tiranë, e shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Agjencitë e mëdha të lajmeve, mes tyre Reuters, Associated Press dhe AFP, si dhe media të njohura si Al Jazeera dhe Deutsche Welle, kanë raportuar mbi protestën në Tiranë e mbajtur këtë 28 Nëntor.
Reuters e ka pasqyruar protestën si një tubim të udhëhequr nga studentët, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në raportimin e saj, Reuters përshkruan hedhjen e gurëve dhe bombolave molotov në drejtim të policisë, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë nga efektivët.
Edhe Associated Press (AP) i ka kushtuar një raportim protestës, duke theksuar se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë për të kërkuar largimin e Ramës. Agjencia amerikane pasqyron gjithashtu dëmtimet në godinat qeveritare dhe ndërhyrjen e policisë për shpërndarjen e protestuesve.
Al Jazeera ka publikuar një artikull me titullin “Policia dhe protestuesit në Shqipëri përleshen, mijëra njerëz protestojnë kundër qeverisë”, ku përshkruan përplasjet mes policisë dhe protestuesve në Ditën e Pavarësisë.
Ndërkohë, Deutsche Welle raporton se protesta nisi në mënyrë paqësore, por më pas situata u përshkallëzua, me sulme ndaj godinave qeveritare dhe përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave prej gome nga policia.
Edhe agjencia turke Anadolu Agency ka raportuar për protestën, duke përcjellë bilancin fillestar të të lënduarve dhe të arrestuarve, si dhe kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit. Po ashtu edhe The Telegraf, i ka kushtuar një raportim protestës së dhunshme.
Top Channel