Foto-Lajm/ Autobotë nën flakë, të rinj që koordinohen për të hedhur molotovë, çfarë nuk u pa nga protesta e sotme
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar në orën 21:00 bilancin e të lënduarve gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga strukturat spitalore, 47 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të qëndrojnë të shtruar në spital.
Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë trajtim mjekësor 36 persona, mes të cilëve 12 efektivë policie, 14 protestues, 6 gazetarë dhe 4 kalimtarë.
Një efektiv policie, tre protestues dhe një gazetar vijojnë të jenë të shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar, mes të cilëve 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë personat që kanë marrë trajtim në QSUT kanë lënë spitalin.
Bilanci i përditësuar deri në orën 21:00 përfshin 20 efektivë policie, 15 protestues, 6 gazetarë, 4 kalimtarë, një punonjës sigurie dhe deputeti Erald Kapri.
Top Channel