Celebrities Gossip Showbiz

DJ Gimbo zgjedh Shqipërinë për martesë: “Martohuni këtu se ka bereqet!”

DJ Gimbo ishte i ftuari i radhës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku hyrja e tij në studio u shoqërua me një surprizë për moderatoret.

Ai u dhuroi vajzave trëndafila, duke zgjedhur një të kuq për Selinën dhe të bardhë për pjesën tjetër të panelit.

Gjatë bisedës, ai foli për traditat shqiptare, lidhjen me atdheun dhe jetën e tij personale. Një nga momentet më pikante ishte diskutimi për martesën mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Orinda Huta: Plisin ta vuri Selini apo mami?

DJ Gimbo: Mëmëdheu. Kjo shkon, tradita deri vonë edhe është akoma e Kosovës, punohet akoma, na karakterizon dhe na identifikon si shqiptarë.

Ori Nebiaj: Ore, po na i marrin edhe nëpër botë. E kemi të bukur.

DJ Gimbo: Është trend.

Orinda Huta: Kur ke qenë fëmijë, ke shkruar ndonjëherë letër se çfarë ishte mëmëdheu?

DJ Gimbo: Nga mësuesja, po. E kam dashur atdheun që kur kam qenë i vogël, edhe pse ndoshta nuk e kam ditur rëndësinë e tij, ose nuk e kam ditur se çfarë është tamam. Por jam rritur me një frymë, me një traditë që duhet me dashtë vendin tënd, me dashtë atdheun. Normalisht, kam pasur disa mendime më ndryshe dhe sot e shoh më ndryshe.

Ori Nebiaj: Po sot je dhe i dashuruar.

DJ Gimbo: Patjetër, ishalla krejt dashurohen si unë.

Ori Nebiaj: Kemi një traditë që, kur fejohesh, e tërheqin beqarin nga hunda. Për 28 Nëntor, a do të të vinte për mbarë të bëje ndonjë këngë që mund t’i dedikohet festës si miksim?

DJ Gimbo: E kam këngën për 28 Nëntor të gatshme. Ai projekt është bërë para katër vitesh. Kurrë nuk e kam pasur besimin me e nxjerrë, por sot e ka vakti.

Ori Nebiaj: Njëri na vjen nga Kosova, njëra nga Shqipëria, me origjinë çame. Si ndiheni ju që bashkuat trojet shqiptare?

DJ Gimbo: Ne gjithmonë kemi qenë një, kufijtë janë vetëm ndarje gjeografike, askush s’mundet të na ndajë. Më ndryshe është për djemtë e Kosovës me u martu në Shqipëri, sepse nusja duhet të shkojë te burri, duhet të martohet e të rrijë në shtëpi tek ai. Unë kam ardhur dhe jam martuar në Shqipëri.

Orinda Huta: Si jabanxhi themi ne këtej.

DJ Gimbo: Edhe nuk është asgjë keq, është shumë nice, edhe i këshilloj të gjithë. Martohuni në Shqipëri se ka bereqet këtu.