Përplasjet për mozaikun e Nënë Terezës në Prishtinë, reagon autori Don Dominik Kukeli: Nuk e meriton një trajtim të tillë
Me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në faqen zyrtare në Facebook të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është publikuar një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët.
Përmes postimit është rikthyer një deklaratë e mëhershme e Thaçit, në të cilën ai e cilëson 28 Nëntorin si ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, duke kujtuar figurat që kanë kontribuar në rrugëtimin e shqiptarëve drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare”, thuhet në deklaratën e publikuar.
Në mesazhin e tij, ish-presidenti i Kosovës shpreh gjithashtu besimin se festat e ardhshme të nëntorit do t’i kremtojë së bashku me shqiptarët.
“I uroj shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht. Faleminderit shumë”, shprehet Thaçi.
Mesazhi është shoqëruar me një fotografi nga një takim i mëhershëm i ish-presidentit të Kosovës me kryeministrin Edi Rama.

Top Channel