DJ Gimbo: Vështirësitë dhe lotët më mbajtën në rrugën e suksesit

DJ Gimbo ka folur në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel për pengesat që ka përjetuar gjatë ndërtimit të karrierës së tij. Ai tregoi se nuk ka pasur mbështetje financiare dhe se përkrahja morale ka qenë e kufizuar, por megjithatë nuk është dorëzuar.

Gjatë bisedës me moderatoren Orinda Huta, artisti shpjegoi se ajo që e ka shtyrë të vazhdojë kanë qenë pikërisht lotët dhe vuajtjet, të cilat, sipas tij, e kanë forcuar.

Të lidhura

None found

DJ Gimbo u përcolli një mesazh të rinjve që ndjekin ëndrrat e tyre, duke i nxitur të mos ndalen përballë pengesave. Ai tha se e kuptoi se kishte arritur sukses kur pa nënën e tij të lumtur dhe krenare për atë që kishte bërë.

Pjesë nga intervista:

DJ Gimbo: Rruga ka qenë shumë e vështirë. Nuk kam pasur asnjëherë mbështetje financiare nga dikush dhe as përkrahja morale nuk ka qenë e madhe, por kjo nuk më ka bërë të heq dorë.

Orinda Huta: Çfarë të ka ndihmuar të vazhdosh?

DJ Gimbo: Lotët. Janë pikërisht ata që nuk të lejojnë të dorëzohesh dhe të bëjnë më të fortë. Nuk mund të ketë sukses pa vuajtje e pa sakrifica. Nuk mund ta kuptosh lartësinë nëse nuk e di se çfarë ka poshtë. E vlerësoj çdo njeri që punon për karrierën dhe të ardhmen e vet. Të gjithë të rinjve që kanë një ëndërr u them: mos lejoni askënd t’ju ndalë, ndiqni qëllimin tuaj dhe do t’ia dilni.

Orinda Huta: Kur e kuptove se po arrije atë që dëshiroje?

DJ Gimbo: Në çastin kur pashë nënën time duke qeshur. Ajo ishte krenare për gjithçka që po bëja dhe atëherë kuptova se ia kisha dalë.


Shtuar më 28.11.2026 23:59

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetpusulabetdamabetjojobet