Burj Khalifa dhe Aspire Tower vishen kuqezi për 28 Nëntorin, Rama: Faleminderit dhe respekt!
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.
Reshjet e shiut priten priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të vendit.
Në lartësinë mbi 600-700 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 900 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.
Mjegull e dendur / mjegullinë, në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Era me drejtim kryesor veri – verilindje me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit pritet të fitoj shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Top Channel