Sociale
Vranësira, shi dhe borë, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.
Reshjet e shiut priten priten të jenë prezente që në orët e para deri në mesditë në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonat e verilindjes, mbi 600-700 metra, dhe në juglindje, mbi 900 metra lartësi, priten reshje të dobëta dëbore. Mjegulla do të jetë e pranishme në mëngjes dhe në mbrëmje.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 6-10 m/s, e cila hera herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit pritet të fitoje shpejtësi deri në 10m/s.
Reklamë
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë. /vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




