Ditën e diel, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.
Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mesditë, në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonat verilindore, në lartësitë mbi 600–700 metra, dhe në juglindje, mbi 900 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Mjegull e dendur dhe mjegullinë do të ketë gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Herë pas here, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj pritet të arrijë deri në 10 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2–4 ballë.


