Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar se ka interceptuar dhe shkatërruar një raketë balistike të lëshuar nga rebelët Huthi të Jemenit, e cila kishte si objektiv kryeqytetin saudit, Riadin.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, përmes një postimi në platformën X. “Mbrojtja ajrore kapi dhe shkatërroi një raketë balistike të lëshuar nga milicia terroriste Huthi kundër Riadit”, shkroi ai.
Disa orë më parë, al-Maliki kishte njoftuar se koalicioni po kryente operacione hakmarrëse ndaj pozicioneve të përdorura nga Huthit për të ndërmarrë sulme dhe për të penguar lundrimin në Detin e Kuq dhe në Ngushticën Bab el-Mandab.
Sipas njoftimit të koalicionit, janë shkatërruar gjithashtu edhe dy raketa të tjera balistike të lëshuara nga Huthit në drejtim të pjesës lindore të Arabisë Saudite. Nga rënia e mbeturinave të raketave nuk raportohet për persona të lënduar.
© SYRI.net